POLITIKAT E KOMPANISË

PRODHIM
CILËSI - GARANCI
HIGJIENE
SHËRBIM
PERFORMANCE

Duke ju lënë një shije të mirë dhe të shëndetshme, menuja e prodhimit tonë permban vitamina, minerale, karbohidrate, proteina dhe yndyrna që i nevojiten organizmit. Duke krijuar kujdes në kontroll nga stafi profesional, produktet tona janë gati për tu servirur.

Përgjegjësia e ekipit është që stafi i personelit prodhues të punojë duke treguar kujdes për shijen dhe shëndetin e garantuar që jep ky prodhim.

Kuadri i prodhimit të ushqimit, higjiena në shërbimin publik duke arritur standaret, rrit dhe prodhimtarinë.

Kemi parasysh shëndetin, në mjediset ku shërbejmë si firmë shoqëri dhe kompani. Stafi i prodhimit bën prova periodike të udhëzuar nga specialist për të krijuar një ambjent pune të këndshëm.

Në vendin e prodhimit dhe në prodhim duke u përmbajtur standarteve ndërkombetare të higjienës, përkujdesemi dhe synojmë për të gatuar ushqim jo vetëm për tu ngopur,por edhe të shijshëm dhe të shëndetshëm. Dihet që në gatimin e ushqimit, nëse nuk tregohet kujdes në cilësi, pas një fare kohe ajo përben kërcenim për shëndetin e njerëzve. Prandaj për cdo produkt që përdoret, tregohet kujdes në përzgjedhjen e markave cilësore.