PLANIFIKIMI I MENYSË

* Pas perfundimit te takimeve me Drejtorinë e Pergjithshme dhe sipas buxhetit vjetor të përcaktuar për një person, në shkolla do të bëhet një planifikim ditor dhe javor i menysë duke marrë si bazë menynë vjetore.

* Për të plotësuar kërkesat ditore të energjisë dhe të vlerave ushqyese të njerezve që hanë duhet të bëhet kujdes në përfshirjen e të gjitha grupeve ushqimore.

* Duhet të bëhet kujdes në kombinimin e ngjyrës, aromës, formës dhe shijes së gjelleve të përcaktuara në meny.

* Menyja është pergatitur duke marrë parasysh perfundimet e anketave rreth shprehive ushqyese dhe shijeve të njerëzve, gjellëve që pëlqehen dhe nuk pëlqehen.

* Për të mos pasur probleme më vonë, për të qenë ekonomik dhe për të shfrytëzuar në menyrën më të mirë vlerat ushqyese të produkteve, i është dhënë rëndësi vendosjes se shpeshtë ne meny te zarzavateve dhe frutave ne kohen me te frytshme te tyre.

* Për të shmangur antipatinë qe mund te shkaktoje ngrenia e shpeshtë e te njejtit ushqim apo e ushqimeve te ngjashme, kemi mundesuar dhenien e gjelleve (ushqimeve) te ndryshme.

* Menytë janë përgatitur duke u bazuar në përvojen e viteve të mëparshme dhe duke marrë parasysh kategoritë e gjellëve të preferuara dhe jo te preferuara nga nxënësit.

* Në menytë e pranuara më parë janë hequr ato ushqime te cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e nxënësve (si p.sh gripi i pulave , lopa e çmendur) dhe është realizuar zëvendësimi me ushqime tjera të pëershtatshme.

* Menytë e përgatitura zbatohen pasi të vlerësohen dhe firmosen nga drejtuesit e firmës Bereqet dhe drejtuesit e shkollave.