CILËSI – GARANCI

Malli, që nga porositja, pranimi , depozitimi dhe përdorimi e deri te servirja , shoqërohet me certifikatën IOS 9001 : 2000 që përmbush standardet e kërkuara profesionale : dhe kjo është e rëndësishme për të gjitha shoqëritë serioze. Por fjala cilësi për një firmë ushqimore sic jemi ne, ka një domethënie të vecantë. Bereqeti ka parasyshë cilësinë në punë dhe i jep peshën më të madhe garancisë në produkte.

Për produkte të garantuara , kryesorja është përzgjedhja e lëndës së parë të produktit.
Me këtë synim , Bereqet me mjediset më të mëdha dhe më cilësore në Shqipëri, realizon prodhimet e saj. Kontrolli i lëndës së parë shoqërohet me certifikatën e cilësisë dhe dokumentin përkatës.

Ekipi qe punon në prodhim, vendi i punës, duart e personelit si dhe ushqimet që konsumohen të thata, dezinfektohen tërësisht. Ky dezinfektim realizohet me produktet efirmës se njohur Johnson Diversey. Pastrimi dhe dezinfektimi I kryer kontrollohen periodikisht me anë të analizave. Tregohet kujdes i vecantë në sallonin e servirjes, mjedisin e depove dhe në cdo ambjent e gatimit.

  • Vazhdimësi në cilësi
  • Cilësi në lëndën e parë
  • Punë sistematike dhe e besuar
  • Mirëkuptim ngaj klientit
  • Kuadro të përgatitur dhe profesionistë
  • Kulturë shoqërore
  • Vazhdimisht të hapur ndaj zhvillimit
  • Gatime të shijshme
  • Gatime të larmishme
  • Përparësi higjienës

Personel të përgatitur dhe produkte cilësore. Tregojmë kujdes të vecantë për datat e prodhimit dhe të skadimit. Përgatitja, gatimi dhe servirja kryhen të gjitha me përpikmeri dhe sipas rregullave higjenike. Përgatitja e personelit me kurse perkatese na ndihmon që të jemi të gatshëm për ndryshimet e kohës.

Për të mbajtur kontak të vazhdueshëm dhe me një sherbim korrekt me klientin, organizojmë mbledhje javore dhe mujore me personelin tonë.

Këtu, njëkohësisht në prodhimin ditor, merret një sasi e vogël nga cdo gatim dhe ruhet për 72 orë . Kjo bëhet për arsye që përballe cdo dyshimi të kemi mundësi kontrolli.

Produktet e perzgjedhura, të lengshme dhe të thata qofshin, janë marka të klasite të parë (mish, qumësht, vaj dhe produkte të thata), përgatiten ushqime në mjediset tona higjienike duke pasur parasysh kënaqësinë e klientit.