RRETH NESH

Bereqet Catering është themeluar më 30.01.2007.
Shërbimi jonë është fokusuar kryesisht në ushqimin e shkollave dhe institucione te tjera

  • ka një eksperiencë 10 vjecare në fushën Catering
  • 4 qendra prodhimi
  • 13 Kantina dhe kafeteri
  • Mbi 7000 Tabloidë në ditë
  • 4 Inxhinier ushqimore, 5 kuzhinier profesionist, mjeke, specialist ushqimi

Firma është themeluar në vitin 2007 dhe ka një eksperiencë 10  vjecare në fushën e katering

Firma vepron në perputhje me ligjet e ushqimit te Republikës së Rhqipërisë , standartet më të  larta si dhe referencat e bashkimit europian të sistemit të sigurisë ushqimore.

Ambjentet tona prodhuese janë të certifikuara nga sistemi i sigurisë ushqimore HACCP  si dhe sistemi I menaxhimit te cilësisë ISO 9001:2008

Performanca e firmës ka pasur një rritje te vazhdueshme duke u fokusuar kryesisht në sigurinë  ushqimore duke përfshirë të gjitha hallkat  e veprimtarisë  prodhuese.

Përsa i përket sigurisë ushqimore ne monitorojmë të gjithë zinxhirin nga ku kalon produkti nga faza e blerjes deri në momentin që ai është gati për konsum në pjatë.

Një pikë  e rëndesishme janë dhe firmat me të cilat bashkëpunojmë, të cilat janë nga më seriozet ne treg. Kjo sepse ato na ofrojnë produkte të garantuara përsa i përket sigurisë dhe cilësisë.

Stafi jonë është i kualifikuar në fushën përkatëse me eksperiencën e duhur si dhe me përgjegjësinë e plotë për kujdesin që duhet treguar, duke ditur që fusha e ushqimit është aq sa e bukur dhe aq delikate njëkohësisht.

Detyrat  janë të përcaktuara në bazë të funksionit ku çdo pjesetari i stafit bashkëpunon për të arritur sa më tepër në përmirësimin e punës dhe nuk mungon në asnjë moment përkushtimi dhe serioziteti në punë.

Ne zbatojmë një sistem të autokontrollit të vazhdueshëm në të gjitha mjediset tona ku ushtrojmë aktivitetin, duke u kujdesur si për anën e performancës por edhe pjesën teknike duke e përmirësuar vazhdimisht atë.


Adresa

Rruga “Artan Lenja”, Vila Nakuçi, Kati 2

  Pranë Inxhinierisë së Ndërtimit

Tiranë, Albania

Cel

+355 68 41 68 898

Tel

+355 42 235 399

E-mail
E-mail